Kundërshtuan e goditën punonjësit e Policisë, në pranga 32-vjeçari në Lezhë, nën hetim e dashura

Një 32 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lezhë pasi së bashku me 31-vjeçaren e cila po e shoqëronte kanë kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të penguar shoqërimin në Komisariat.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi SH.A ndërsa është proceduar në gjendje të lirë shtetasja K.U.
“Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, gjatë patrullimit në sektor, në bulevardin "Ismail Qemali", kanë konstatuar një automjet tip "Kia", drejtuesi i të cilit kreu parakalim të gabuar, duke shkelur normat e Kodit Rrugor. Menjëherë pas evidentimit, është bërë ndalimi i tij, për të vijuar me tej me verifikimet nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor.
Gjatë komunikimit të shkeljes së konstatuar, drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. A., së bashku me shtetasen K. U., e cila e shoqëronte, kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të penguar shoqërimin në Komisariat. “- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.