Kuka në Ora News: Bullizmi fenomen i vështirë, shkolla duhet të lidhet me familjen

Në një intervistë për emisionin Epiqendër në Ora News, opinionistja Ornela Kuka ka diskutuar për fenomenin e bullizmit dhe ndikimin e tij në shoqërinë shqiptare, duke theksuar se, pavarësisht sfidave bullizmi mbetet një problem që kërkon vëmendje të veçantë.

Kuka theksoi se bullizmi është një fenomen kompleks dhe i vështirë për t'u trajtuar, pasi shpesh ka rrënjë të thella në mes të faktorëve socialë dhe emocionalë të fëmijëve dhe të rinjve.

Ajo shtoi se shkolla ka një mision të rëndësishëm në luftën kundër bullizmit, duke shërbyer si një urë lidhëse midis familjes dhe shoqërisë.

 

EMISIONET