Ku të shkoni këtë verë? CNN sugjeron Shqipërinë për pushime: Perlë mesdhetare!

Ku të shkoni këtë verë? CNN sugjeron Shqipërinë

Vera 2023 ka nisur dhe media  CNN ka sugjeruar Shqipërinë, edhe pse të fundit në listë, si një nga destinacionet më të mira.

Shqipëria është një perlë mesdhetare që mund të jetë më pak e mbushur me njerëz këtë verë sesa Greqia dhe Kroacia, tha Joao Donadel, një këshilltar i udhëtimeve për CNN.

Ata e përshkruajnë Shqipërinë kështu: Ka një vijë bregdetare të mrekullueshme me plazhe të pacenuara; Butrinti, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që dikur ishte një koloni greke dhe qytet romak, i braktisur më vonë gjatë Mesjetës; plus mundësi për shëtitje, ecje dhe eksplorim të jashtëzakonshëm.

CNN thekson se disa prej fluturimet drejt shumë destinacioneve po mbushen dhe disa linja ajrore po paguajnë bileta rekord. Hotelet dhe pronat me qira po rezervojnë gjithashtu në vende të njohura.

Në listë renditen edhe: Spanja, New York, California, Italia e shumë destinacione të tjera.

EMISIONET