Ku nuk ka parkime ka gjoba, ankohen qytetarët: Duhen marrë masa sa më parë

Banorët por edhe vizitorët e kryeqytetit listojnë mungesën e vend-parkimeve si një nga problemet më të mëdha me të cilat ndeshen në Tiranë. Ata janë të detyruar të parkojnë gabim për shkak të hapësirave të zëna teksa shprehen të shqetësuar për numrin e lartë të gjobave të vendosura nga policia bashkiake.

Mungesa e vend-parkimeve mbetet një problem i pazgjidhur në Tiranë.

Zona e bllokut, një nga më të frekuentuarat në kryeqytet, ka mbivendosje parkimesh të gabuara.

Kjo për shkak se bashkia e Tiranës ka bllokuar njërin krah të  rrugës duke e kthyer në korsi biçikletash.

Krahu tjetër është i zënë nga parkimet private të bizneseve. Për rrjedhojë qytetarët janë të detyruar të parkojnë ku të munden. Në këtë rast ndërhyrja e policisë bashkiake është e menjëhershme pa humbur rastin për të vendosur gjoba.

“Është shumë vështirë parkimi në Tiranë. S’ka parkime në Tiranë”

Brenda në lagje, situata bëhet edhe më problematike për shkak të zonave të përcaktuara për rezidentët.

Nëse nuk je i pajisur me një kartë të tillë parkimi këtu është gjithashtu i palejuar.

Misioni për të gjetur një vend parkimi në Tiranë është më i vështirë sesa mund të parashikohej.

“Është problemi i parë që i duhet dhënë zgjidhje sepse e para nuk ka vend dhe e dyta nëse parkojmë diku për të mbaruar punë të gjobit policia.”

Qytetarët apelojnë që të merren masa për këtë situatë e cila me shtimin e vazhdueshëm të numrit të makinave në kryeqytet sa vjen e bëhet më kaotike.

“Me lënë në rrugë të gjobit policia.”

Ku nuk ka parkime ka gjoba, ankohen qytetarët: Duhen marrë masa sa

EMISIONET