Kthyen vilën në shtëpi bari, arrestohet 25-vjeçari, babai me të vëllanë ende në kërkim

Kthyen vilën në shtëpi bari, arrestohet 25-vjeçari, babai

Policia ka vënë në pranga një 25-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi.

Kledi Xeka, banues në fshatin Halil të Krujës ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë, i koduar “Derveni”, i zhvilluar më 10 nëntor 2022.

Gjatë këtij operacioni Policia shkatërroi 2 ambiente ku kultivoheshin bimë narkotike, me anë të llambave, sekuestroi 206 bimë narkotike të kultivuara në vazo dhe shpalli në kërkim 3 shtetas, 25 vjeçarin e arrestuar sëbashku me babain Qerim Xeka dhe të vëllain Lutfi Xeka.

25-vjeçari në bashkëpunim me të atin dhe vëllain e tij kishin kultivuar në 2 ambiente të një banesë, në vendin e quajtur “Kodër Dushk”, në fshatin Derven, 206 bimë narkotike që u sekuestruan së bashku me pajisjet e tjera elektrike që i shërbenin kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor “Derveni”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET