Kryq në familjen myslimane për Bajram, pronari i shtëpisë: Veprim i ulët dhe ofendues, të mos përsëritet

Një kryq i bërë në derën e shtëpisë nga persona ende të panjohur ka alarmuar familjen Bilani në Berat. Pronari i shtëpisë thotë se i përkasin besimit mysliman dhe veprimin e cilëson të ulët dhe përçarës.

Ditën e Kurban Bajramit familja Bilani në Berat u zgjua me shenjën e këtij kryqi në derën e jashtme.

Pronari i shtëpisë thotë se familja e tij i përket besimit mysliman dhe ky mesazh i ka alarmuar.

"Ka ndodhur ditën e Bajramit, ose natën më saktë. Në mëngjes shkova në xhami për falje, kur kemi ardhur në shtëpi bashkë me vëllain ai e ka konstatuar."

Veprimin e cilëson të ulët dhe ofendues.

"Nuk e  di arsyen por jam çuditur shumë nga ky veprim i ulët".

Ngjarjen nuk e ka denoncuar në polici teksa mohon të ketë mosmarrëveshje me të tjerë. 

Në lagjen "Kala" në Berat jetojnë banorë të besimeve të ndryshme fetare dhe prej dekadash bashkëjetesa e tyre nuk ka pasur probleme ndaj Gazmend Bilani bën thirrje që të mos përsëriten të tilla veprime përçarëse.

EMISIONET