Kryetari i bashkisë së Ersekës, Erion Isai shkon në SPAK: U thirra si person në dijeni të çështjes

Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai është paraqitur në mesditë në SPAK.

I pashoqëruar nga avokati, për tre orë i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve.

Mësohet se dëshmia i është kërkuar për një tender rruge në zonën që administron, por që është denoncuar pranë akuzës.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme Isai shprehet se nuk është ai nën hetim, por ka paraqitur të dhënat si person në dijeni të çështjes.

"Unë jam thirrur si person që kam dijeni dhe kam dhënë sqarimet e mija. Do jem gjithmonë në dispozicion për të dhënë sqarimet që duhen. Është ngjarje konkrete, nuk ka lidhje me tenderat e bashkisë po padyshim nuk e di se mund të bëj ndonjë gabim në të shprehur. Ka lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohësh ku bashkia nuk ëhstë e përzier në tender publik të drejtpërdrejtë por si institucion që bashkëpunon dhe ka dijeni," tha ai.

isai u rizgjodh në krye të bashkisë në 14 maj duke marrë 67 për qind të votave. Më herët ai është përfolur dhe për një tjetër dosje në shitjen e drove të zjarrit.

EMISIONET