Kryeministri Rama viziton Italinë, admiron kryeveprat e artit botëror

Kryeministri Rama viziton Italinë, admiron kryeveprat e artit botëror

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në qytetin e Firenze ku ka qenë i ftuar në një event institucional në Palazzo Vecchio të qytetit.

Ai është i pritur nga kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, Dario Nardella.

Gjatë mbrëmjes kreu i qeverisë shqiptare ka vizituar dhe "Galleria degli Uffizi" i shoqëruar nga Drejtori i këtij Muzeu, Elke Schmidt.

Kryeministri Rama viziton Italinë, admiron kryeveprat e artit botëror

Për rreth pesëdhjetë minuta kryeministri Rama ka admiruar kryeveprat e artit botëror të epokës së '500 e në veçanti San Giovannino di Rosso Fiorentino, Santa Maria Maddalena di Bachiacca, shenjtorët Giovanni Evangelista e Francesco di El Greco e portretin e Lucrezia Panciatichi del Bronzino.

Në këtë Muze ndodhet dhe vepra "Beteja San Romano" e artistit Paolo Uccello që kryeministri shqiptar e ka komentuar se "e ka frymëzuar në realizimin e veprat të tij si piktor".

 

Kryeministri Rama viziton Italinë, admiron kryeveprat e artit botëror

 

EMISIONET