Kryemadhi: Administrata u kërcënua për të dalë sot në miting. LSI, familja e vërtetë e socialistëve

Kryemadhi: Administrata u kërcënua për të dalë sot

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, gjatë fjalës së saj në mitingun përmbyllës në sheshin “Nënë Tereza” nuk la pa përmendur edhe mitingun e PS që po zhvillohej paralel në sheshin “Skënderbej”.

Sipas saj, administrata publike ka marrë mesazhe kërcënuese për të dalë sot në miting, ndërsa shtoi se shtëpia e vërtetë e socialistëve është LSI-ja.

“Ju e dini shumë mirë për mesazhet kërcënuese që i çoheshin sot administratës publike për të dalë në sheshin Skënderbej. Por ndërkohë nga ana tjetër, socialistët e ndershëm i kthenin përgjigje: do të marr pjesë në miting, por në anën tjetër të sheshit, do të marr pjesë në mitingun e LSI-së, atje ku është shtëpia e socialistëve”.

Sipas Kryemadhit, "Më 25 prill shqiptarët kanë në dorë zgjidhjen e zgjedhjeve të tyre. Shqiptarët do të votojnë për ndryshimin, do të votojnë për ndryshimin duke votuar numrin 6, duke votuar LSI-në, sepse ne kemi dhënë zemrën dhe çdo gjë që kemi për Shqipërinë, në mënyrë të tillë që të realizojmë atë ëndërr të qindra e mijëra shqiptarëve që luftuan për liri dhe demokraci. Për të pasur një Shqipëri europiane, për të pasur një Shqipëri të vërtetë, atë që kanë ëndërruar studentët e Lëvizjes së Dhjetorit, atë që kanë ëndërruar partizanët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, atë që kanë ëndërruar prindërit tanë, të cilët kanë punuar për ndërtimin e Shqipërisë".

EMISIONET