Kryebashkiaku Sarandës: Nëse Rama do vinte të mblidhte plehrat, do ishte reklamë

Gazetari Ronaldo Sharka, ka ‘thumbuar ‘ kryebashkiakun e Saarandës , Adrian Gurma, se si ndihet nëse Kryeministri Edi Rama do posto video duke pastruar plehrat në Sarandë ashtu siç bëri edhe në Vlorë.

Në intervistën për Ora Verore në RTV Ora, Gurma është shprehur se nëse Rama do bënte një gjë të tillë, do i bënte reklamë qytetit bregdetar. 

Ronaldo Sharka: Sa socialist ndiheni dhe sa socialist do ndiheni nëse Kryeministri Rama do të vinte në Sarandë, dhe do postonte një video duke pastruar plehrat?

Adrian Gurma: Do të ishte një reklamë e shtuar për Sarandën sepse do të ishte ndërgjegjësimi që duhet të kenë qytetarët dhe i gjithë komuniteti. Jemi shumë të angazhuar në këtë sfidë dhe do prisnim jo vetëm nga kryeministri Rama, por edhe nga ju.

EMISIONET