Kryebashkiaku Leli gjobitet për mbetjet, ndëshkohet për mospastrimin e Vlorës
Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka gjobitur kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli për keqmenaxhimin e situatës me mbetjet urbane.
Agjencia argumenton masën administrative me faktinse bashkia nuk ka marrë masat e duhura për pastrimin e qytetit në kulmin e sezonit turistik.
Gjoba e AKM vjen pak kohë pas kritikave publike që kryeministri Rama ndaj kryebashkiakut vlonjat për situatën me menaxhimin e mbetjeve.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka gjobitur më herët me 500 mijë lekë gjobë kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushi, për mosmenaxhimin e mbetjeve.
Të njëjtin fat kanë pasur edhe kryebashkiakët e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, dhe ai i Poliçanit, Adriatik Zotkaj.