Kriza e çmimeve zbeh festimet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Gazetari Zekirja Mexhiti gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja tregoi se si është festuar 28 nëntori në Shkup dhe Prishtinë.

Mexhiti tha se në Prishtinë atmosfera është më festive krahasuar me Shkupin ku sipas tij ka pasur një zbehje të festimeve krahasuar me një vit më parë.

Ai thotë se institucionet kanë thënë se kjo vjen si rezultat i krizës ekonomike.   

Zekirja Mexhiti: Ne kemi ardhur sot në Prishtinë për të pasqyruar festën për shkak se në Maqedoninë e Veriut e kemi pasur gjatë gjithë ditës të pasqyruar. Këtu është një atmosferë festive ndryshe nga Shkupi i cili është pak më i zbehtë. Festimet nuk janë bërë si vitin e kaluar. Arsyetimi i institucioneve është për shkak të krizës.

Ballistët  në Shkup në fakt e skuqën qiellin.

Zekirja Mexhiti: Ballistët kanë pasur një festë të veçantë. Ata kanë festuar 30 vjetorin jubilar së bashku me festën e 28 nëntorit kanë festuar dhe 30 vjetorin e themelimit të këtij grupi. Ajo që ata kanë përgatitur është mbresëlënëse dhe interesante. Në Shkup gjithmonë ka pasur atmosferë festive por manifestimet nuk janë bërë në mënyrë tradicionale pasi institucionet e justifikojnë me krizën ekonomike.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET