Kristo: Berisha ka një problem, që nuk i fiket kandili, problem edhe për vetë PD-në

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, pedagogu Erion Kristo u shpreh se Berisha ka një problem që nuk fiket, të gjithëve u fiket kandili, por jo ai.

Ai shtoi se do që të dijë nëse do të kërkojë votën si në vitin 1991 apo 2021, se nuk mund të flasësh për statutin se ai është i njëjti person.

Kristo: Berisha ka një problem që nuk fiket, të gjithëve u fiket kandili, por jo Berishës. Ky është kthyer në një problem edhe për vetë PD-në. Sigurisht që edhe militanti ka të drejtë që të shprehet, dhe sigurisht qe entuziazmi që ka Berisha nuk e ka Luli që bën takime si varrim.

Por gjithë kjo gjë e Berishës ku do të shkojë? Do të jetë një energji reaktive apo e gjelbër? Si do të përkthehet? Unë dua ta di kur të më kërkojë votën jemi në vitin 1991 apo 2021, se nuk mund të flasësh për statutin se ai është i njëjti person. Ka një kohë reale kur njeriu mund të japë një kontribut.

EMISIONET