Krijohet zyra e administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”

Krijohet zyra e administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i

Këshilli i Ministrave vendosi sot krijimin, organizimin dhe funksionimin e zyrës së administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”. Sipas vendimit, kjo zyrë do të jetë në varësi të ministrit përgjegjës për zonat e mbrojtura,  me seli në Tepelenë.

Misioni i ZAPK-së Vjosë është të sigurojë ruajtjen dhe mbrojtjen e territorit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”, nëpërmjet administrimit efektiv të Parkut Kombëtar dhe koordinimit të punës me institucionet përgjegjëse, në nivel qendror dhe vendor për zbatimin e planit të menaxhimit të Parkut Kombëtar.

Zyra e Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës” ka përgjegjësi të organizojë punën për hartimin dhe zbatimin e planit të menaxhimit, projekteve restauruese dhe konservuese, projekteve kërkimore-shkencore.

Po ashtu, zyra ka përgjegjësi për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes dhe punimeve me karakter restaurues e konservues, në funksion të masave ruajtëse dhe mbrojtëse në zonat e mbrojtura, që ka në administrim.

Ka përgjegjësi për mbikëqyrjen e efekteve mjedisore të çdo ndërhyrjeje apo zhvillimi të propozuar, brenda territorit gjeografik të Parkut Kombëtar.

Ka përgjegjësi për koordinimin e punës me institucionet e administratës publike, në nivel qendror dhe vendor, partnerët ndërkombëtarë, investitorët dhe palët e interesuara për zbatimin e standardeve dhe aktiviteteve të planit të menaxhimit sikundër edhe për edukimin mjedisor, promovimin dhe ruajtjen e mbrojtjen e Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”.

EMISIONET