Kreu i KLP-së: Rama retorikë politike. S'kemi detyrë të dëgjojmë deklaratat. 8 prokurorë kërkuan mbrojtje

Këshilli i Lartë i Prokurorisë qëndron i pashqetësuar nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi nga SPAK hetimin dhe të Metës e Berishës. Në komisionin e ligjeve kreu i KLP foli edhe për kërcënime të prokurorëve, por po ashtu dhe për përzgjedhjen me kujdes të magjistratëve të rinj

Tirane- Deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili i kërkoi SPAK të hetojë jo vetëm nga mazhoranca, por edhe Sali Berishën dhe Ilir Metën ka vënë përballë deputetëve në Komisionin e Ligjeve edhe kreun e KLP-se Alfred Ballën. Në përgjigje të Fatmir Xhafajt, ai thekson se nuk kanë detyrim të dëgjojë mediet

Alfred Balla: "E quajta retorikë politike fjalën e kryeministrit. Ne si këshill nuk jemi të detyruar të dëgjojmë çfarë flisni ju si politikanë qoftë në kongrese apo takime. Kam mbledhur në mbledhje informale KLP"
Duke folur për vettingun dhe hetimet ai nënvizoi se disa prej prokurorëve kanë kërkuar mborjtje për shkak të kërcënimeve

Alfred Balla: "Për 8 raste është ofruar mbrojtje. Këto raste mund të jenë me afate kohore. Lidhur me thashethemet për korporatorizmin a janë të vërteta nuk ndaj të njëjtin qëndrim. 

Shqetësim për opozitën mbeten boshllëqet e krijuara prej shkarkimeve për shkak të vettingut, ku pavarësisht kësaj Oert Bylykbashi kërkon vazhdimin deri në fund.

Por për Ballën pozitiv është fakti se së shpejti do të jenë 25 magjistratë të rinj, por sipas tij nuk duhet nxitim.

Gjatë vitit 2021 është hapur gara për drejtues të prokurorive të rretheve, ku kanë kandiduar 24 prokurore te cilët duhet t’i nënshtrohen një vetingu të dytë.

Balla u shpreh se gjatë vitit të shkuar ka pasur 2 prokurorë të arrestuar ndërsa një tjetër ndodhet në arrest shtëpie.

EMISIONET