Krasniqi: Kam blerë dokumente në Arkivin e Shtetit me paratë e mia. Meta: Edhe mua më ndaluan hyrjen

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në Ora News, profesori Afrim Krasniqi u shpreh se ai ka blerë libra me paratë e tij në Arkivin e Shtetit.

Ai shtoi se një gjë e tillë ka ndodhur sepse shteti nuk ua ka vënë në dispozicion fondet dhe dokumentet që ka pasur.

Krasniqi: E dini ju që çdo studiues në Institutin e Historisë blen dokumente në Arkivin e shtetit për të bërë historinë e Shqipërisë? Blejmë dokumente. Unë personalisht i kam blerë me fonde personale, sepse shteti nuk na vuri në dispozicion fonde nga arkivi.

Ne i morën nga Itali, Britania, Gjermania dhe Austria, por nuk i morëm nga shteti shqiptar sepse nuk donin të trajtohej periudha e tranzicionit. Na vunë si pengesë pagesën dhe shumë mekanizma të tjera.  

Ndërsa historiani Beqir Meta shtoi se atij edhe i kanë ndaluar hyrjen në Arkivin e Shtetit për tw marrë dokumente, me justifikime qesharake.

Meta: Mua më kanë ndaluar edhe hyrjen në Arkivin e Shtetit, sepse kur kam punuar në Arkiv gjoja kisha 3 libra pa dorëzuar. Dhe ua thash që i sjell ato librat, me sillni kartelën u thash, por nuk kishte një kartelë. Kishte një urdhër që unë mos shkelja në arkiv. Na kanë justifikime edhe se nuk ka karrige për të mos punuar.

EMISIONET