Kraja nuk flet për 21 janarin: Do ndihem i qetë kur situata të sqarohet dhe kur të përfundojnë hetimet

Kreu i SPAK, Arben Kraja në Këshillin Kombëtar të Integrimit nuk është prononcuar lidhur me 21 janari, duke mos dhënë informacione mbi hetime.

Ai tha  se të do të ndihet i qetë vetëm kur situata të sqarohet, të bëhen hetime të nevojshme dhe më pas të merret një vendim.

Ndërkohë, kreu i SPAK shtoi se për hetimeve që lidhen me fondet publike, po kërkohet ndihmë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Kraja: Unë do të ndihem i qetë kur situatë të sqarohet, të bëhen hetimet e nevojshme dhe pastaj të merret një vendim. Nuk është se ka diferencime në një drejtim apo drejtim tjetër. Në çështjen që kemi në hetim që lidhen me fondet publike ne kërkojmë informacione nga KLSH, i cili na ndihmon për të sqaruar çështjet.

Alibeaj: Si ndiheni ju teksa kur Rama ministri i Drejtësisë që mbartin ngarkesë të qartë politikë kërcënojnë apo japin direktiva kur duhet ta bëjë punën SPAK apo Prokuroria e Përgjithshme?

Tabaku: Ne të gjithë duam që Kraja të na thotë kur do arrestohet X ministër nga ana ime, Balla nga ana e vet.

Balla: Ti e di për kë e kam unë.

Tabaku: Informacioni i përgjithshëm nuk është lajm.

EMISIONET