Korreshi sjell fshatin në Kuvend: Era hashash, është harruar aroma e bagëtive. Na rroftë studimi, çunat e Londrës në jug me jahte, ne gomerdare zisi

Hallet e fshatit dhe fermerëve mbyllën seancën e kësaj të enjteje në Kuvend. Deputeti Saimir Korreshi nga foltorja e Kuvendit akuzoi qeverinë se nuk po ndërmerr asnjë politikë në ndihmë të fermerëve dhe blegtorëve.

Duke mbetur te këta të fundit, ai tha se në fshat është harruar aroma karakteristike e bagëtive dhe kundërmon aroma e hashashit.

“Hajdeni shikoni në fshat.Ka ikur aroma karakteristike e bagëtive, ka vetëm aromë hashashi, ku janë lopët? Për t'ja treguar vajzës time 4 vjeçe, kam bredhur 3-4 fshatra të Lushnjes për të gjetur dy lopë. Ku janë? Kush i ka, kush i mban? Si mund të mbash sot një lopë kur 7 mijë lekë është dengu i barit, të japë 20 litra qumësht dhe ua merrni me 380 lekë. Gjatë gjithë javës u trumbetua se 97% e produkteve bujqësore a ku di unë vinte nga vendi, ne po hamë djathë me niseshte o të nderuar, po hamë qumësh serb sa po shqepemi. Qumështi pluhur nëse është nga vendet e Europës mirë do jetë.Sot fshatari po blen qumësht në qytet, nuk ka më lopë, nuk ka më dele. Sepse vendimi i Këshillit të Ministrave që keni bërë ju si jep mundësi fshatarit të mbajë 3, 4, 5, do 10 lopë dhe mbi 100 dele. Po nuk dole në foto me ju nuk merr dot grant".

Tejet kritik ai ishte edhe me pr/ligjin e qeverisë për aministinë fiskale.

"Na vjen turp që kemi studiuar, kemi shqyer sytë dhe kemi ndërruar 7 herë numrin e syzeve. Bëhemi si ato çunat e Londrës me 2 mln euro. Ke frikë të shkosh me pushime  në jug se të thotë ti i shalqinjve dil këtej, se nuk je si çunat e Londrës, ato me jahte ne me gomerdare zisi".

EMISIONET