Korçë, kishin humbur rrugën në mal, gjenden nga policia dhe banorët siriani me të bijën 11-vjeçare

Policia e Korçë u ka ardhur në ndihmë dy shtetasve të huaj të cilët kishin humbur rrugën në terren të vështirë.

Në zonën e malit Moravë, mbi fshatin Dishnicë, Korçë, ku një vajzë e mitur siriane kishte humbur rrugën së bashku me babain e saj.

Forcat e policisë në bashkëpunim me shërbimet FRONTEX-it, menjëherë janë nisur drejt zonës së raportuar për të verifikuar rastin.

Pas disa orë kërkimesh, forcat e policisë të ndihmuar edhe nga banorë të zonës, bënë të mundur gjetjen e dy shtetasve, vajzës së mitur 11 vjeçare dhe shtetasit M. A., 28 vjeç, banues në Siri, emigrantë të paligjshëm.

Dy shtetasit e huaj janë transportuar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

EMISIONET