Korçë, 33-vjeçari plagos me armë zjarri veten në fundshpinë

Korçë, 33-vjeçari plagos me armë zjarri veten në

Një person është vetëplagosur me armë mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.

Mësohet se ai ka plagosur vetën në rrethana të paqarta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

"Më datë 11.05.2021, rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. R., rreth 33 vjeç, banues në Korçë, që në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetasi M. R., mund të jetë vetëplagosur." - njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET