Kontrolle masive në Divjakë për kanabis, FNSh me dron kontrollon 264 sera, nuk gjen asgjë

Kontrolle masive në Divjakë për kanabis, FNSh me dron kontrollon

Ditën e djeshme policia ka realizuar kontrolle masive në Divjakë, me qëllim goditjen e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

80 efektivë policie të Komisariatit të Policisë Divjakë, të DVP Fier dhe të FNSH Fier, gjatë në 12 grupe kontrolli, kanë ushtruar kontrolle në 264 sera, minisera, banesa të braktisura, magazina të ndryshme, ambiente të hapura etj.

Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve, nuk u konstatua ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas policisë kontrolli i territorit do të vijojë çdo ditë në të gjithë qarkun Fier, në përmbushje të prioritetit kryesor, parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike.

 

EMISIONET