Kontroll i turpshëm mbi arsimtarët, Berisha: Mësuesit pushohen për një status në facebook, zëvendësohen me militantë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me arsimtarë mbi sfidat  e arsimit në vend tha se ka një bjerrje të frikshme nga 2013-ës  në 2021,  dhe sipas tij tregues është rënia e nxënësve në shkolla dhe universitete me 208 mijë.

Sipas Berishës, mësuesit po hiqen nga puna për një status në facebook dhe profesionistët po zëvendësohen me militantë partiakë.

Berisha: Problemi i edukimit në çdo rast ka një bjerrje të madhe gjatë këtyre viteve dhe është padyshim treguesi më i ndjeshëm i bjerrjes kombëtare, i rrokullisjes së shoqërisë dhe kombit tonë. Nga viti 2013 deri në vitin 2021 ne numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës dhe studentë më pak në shkollat tona.

Kemi një rrokullisje prej 27%, ju jeni dëshmitarë të gjendjes reale të nxënësve tanë, gjendjes ekonomike të familjeve të tyre. Ka një thellim të tmerrshëm midis fshatit dhe qytetit, midis të kamurve dhe të pasurve. Kemi një shpërfillje ndaj mësuesit. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit. Gradualisht është spostuar edukimi i bazuar në vlerat, lirinë, dinjitetin, në edukimin e nënshtrimit.

Është vendosur një kontroll i turpshëm mbi mësuesin, qëndrimet e tyre në mediat sociale, janë jo të pakta rastet kur ata janë pushuar për statuset në facebook. Por është i papranueshëm trajtimi i tyre material. Është i papranueshëm edhe zëvendësimi i tyre me militantë partiak.

EMISIONET