Konfliktohet me pronarin e hotelit ku punonte, i vë zjarrin makinës së tij

Konfliktohet me pronarin e hotelit ku punonte, i vë zjarrin makinës
Foto ilustruese

Punonjësja e një hoteli në Ksamil I ka vënë flakën makinës së pronarit të hotelit ku ajo ishte e punësuar.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (5 gusht 2022), pas një konflikti mes tyre.

“Sot, rreth orës 09:20, në Ksamil, në garazhin e një hoteli, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasja A. B. (e punësuar në këtë hotel), i ka vënë zjarrin një automjeti të markës “Seat”, në pronësi të shtetasit K. Xh. (pronari i hotelit), banues në Sarandë”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autores së dyshuar.

EMISIONET