Konfindustria i kërkon qeverisë të përjashtojë operatorët e karburanteve nga Bordi i Transparencës

Konfindustria i kërkon qeverisë të përjashtojë

Konfindustria ka kërkuar, që qeveria të ndryshojë përbërjen e Bordit të Trasparencës.

Sipas tyre duhet të përjashtohen përfaqësuesit e operatorëve të karburanteve si antarë me të drejtë vote në vendimarrje.

Gjithashtu është bërë e ditur nga Konfindustria, që krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion profesional, i përhershëm dhe në varësi të Kuvendit të Shqipërisë sipas shëmbujt të ngjashëm të Maqedonisë së Veriut është i domosdoshëm. 

"Konfindustria vlerëson, se përbërja e deritashme, burimet e njëanshme të të dhënave dhe mungesa e antarëve të pavarur dhe profesionistë, krijojnë hapsira të mëdha për interpretim të pasaktë, subjektivizëm dhe korrupsion të tipit “state capture/kapje e shtetit” në vendimarrjet e Bordit të Trasparencës. Roli i deritashëm i tij ka qenë vetëm veprimi si “mburojë shtetërore” ndaj spekullimeve antitreg të operatorëve në dëm të interesit publik, biznesit dhe qytetarëve", shkruhet në një njoftim të Konfindustrisë .

Sipas Konfindustrisë përfituesit e vetëm të mënyrës së deritashme të punës së Bordit të Trasparencës janë :-rritja e sforcuar e të ardhurave për Buxhetin e Shtetit, që për periudhën 5 mujore ka rritur të ardhurat me afër 350 milion euro më shumë nga plani si dhe  kompanitë e karburanteve.

EMISIONET