“Qeveria pa strategji për krizën”, Konfindustria kundër Buxhetit 2023

Nisur nga projektbuxheti i vitit 2023,si dhe nga paketa fiskale e prenzantuar nga qeveria, Konfindustria reagon duke theksuar se ka mungesë të stradegjive për përballimin e krizëes së energjisë elektrike.

Konfindustria deklaron se Qeveria Rama nuk ka asnjë plan apo strategji për të menaxhuar situatën rëndë ekonomike që po kalojnë shqiptarët prej muajsh.

Sipas saj, Buxheti dhe Paketa Fiskale 2023 janë dëshmi e  mungesës së strategjisë për përballimin e krizës energjitike.

Konfindustria thekson se pas 11 vitesh ende nuk ka një parashikim buxhetor për vënien në punë të TEC-it të Vlorës, ndërkohë që parashikohen me qindra milionë euro shpenzim për të njëjtin sasi të prodhimit të energjisë nga anijet e sjella nga Bangladeshi me ndikim shkatërrues mjedisor.

Sipas Konfindustrisë mbetet e papranueshme se në Paketën Fiskale 2023 nuk është parashikuar asnjë ulje e ngarkesës fiskale për produkte si karburantet dhe gazi i lëngshëm me qëllim zbutjen e pasojave të krizës energjitike.

Drejtuar ekzekutivit, konfindustria ka kërkuar që të pezullohet taksa e qarkullimit dhe e mjedisit, që rjedhimisht të ketë ulje e cmimit të karburantit duke arritur nivelin e shteteve të rajonit. Kërkesë tjetër e konfindustrisë është heqja e plotë e taksave për gazin e lëngshëm .

Sa I përket vetëprodhimit të energjisë elektrike nga panelet diellore, Konfindustria thotë se shuma prej 2 milionë eurosh është mjaft e ulët dhe duhet të shumëfishohet në draftin e Buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm.

Ndërkaq, e papranueshmë për konfindustrinë mbetet dhe mosparahsikimi në Paketën Fiskale dhe Buxhet të uljes së barrës fiskale si dhe financimit të veshjeve termoizoluese për ndërtesat publike dhe private, njësitë industriale, pajisjeve termike për rritjen e eficiencës energjitike.

EMISIONET