Konfindustria kërkon shkrirjen e Bordit të Transparencës, në vend të tij të themelohet Enti Rregullator i Karburanteve

Konfindustria kërkon shkrirjen e Bordit të Transparencës, në

Konfindustria ka kërkuar ditën e sotme shkrirjen e Bordit të Transparencës dhe themelimin e Entit Rregullator të Karburanteve (ERK).

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në një deklaratë për shtyp, përmes administratorit të saj të përgjithshëm Gjergj Buxhuku, ajo kërkon themelimin e ERK-së "si një institucion i përhershëm, profesional dhe në varësi të Kuvendit të Shqipërisë, sipas modeleve rajonale të provuara të sukseshme".

Në deklaratë thuhet se Bordi i Transparencës është një institucion i përkohshëm në varësinë e qeverisë dhe se "në të gjitha vendimarrjet e tij ka vepruar në dëm të interesit publik, duke favorizuar qartësisht kartelin e karburanteve, sidomos në çmimet e  tregut të shumicës dhe tarifat e operacioneve portuale dhe depozituese, si dhe shtimin e sforcuar të të ardhurave publike me pasoja të rënda për qytetarët, biznesin dhe ekonominë kombëtare në afatgjatë".

Dokumenta bashkëngjitur

EMISIONET