Konfindustria kërkesë Ministrisë së Financave: Të shtyhet paraqitja e pasqyrave financiare të bizneseve përtej 31 korrikut

Konfindustria kërkesë Ministrisë së Financave: Të

Konfindustria i ka kërkuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që të  marri nismën ligjore për miratimin e Aktit Normativ për shtyrjen e afatit të paraqitjes së pasqyrave financiare të bizneseve përtej detyrimit të  datës 31 korrik 2022.

Për shka të rënies së sistemit qeveritar e-Albania nuk është bërë e mundur depozitimi i pasqyrave financiare.

“Në rast te mos shtyrjes së afatit ligjor të mësiperm me dhjetra mijra biznese të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj me qarkullim mbi 5 milionë lekë të ardhura vjetore do të gjobiten automatikisht me 60 mijë lekë. Gjithcka më sipër ndodh pa asnjë shkelje nga ana e bizneseve, por përgjegjesi e plotë e platformave qeveritare elektronike.”

Njoftim I plotë:

Konfindustria, duke marre shkak nga rënia dhe problematikat e mëdha të platformës qeveritare elektronike e-albania, i kërkon Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të marri nismën ligjore për miratimin e Aktit Normativ për shtyrjen e afatit të paraqitjes së pasqyrave financiare të bizneseve përtej detyrimit të  datës 31 korrik 2022.

Mbështetur në të dhënat e ardhura pranë Konfindustrisë nga bizneset është plotësisht e pamundur teknikisht depozitimi i pasqyrave financiare. Në vazhdimësi në vite vështirësitë e paraqitjes në sistemet elektronike të e-albania ka qenë të pranishme dhe shqetësimet e biznesit kanë qenë të mëdha. Tashmë është krejtësisht e pamundur.

Në rast te mos shtyrjes së afatit ligjor të mësiperm me dhjetra mijra biznese të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj me qarkullim mbi 5 milionë lekë të ardhura vjetore do të gjobiten automatikisht me 60 mijë lekë. Gjithcka më sipër ndodh pa asnjë shkelje nga ana e bizneseve, por përgjegjesi e plotë e platformave qeveritare elektronike.

Shqetësimi është shumë i pranishëm për efikasitetin e investimeve në ndërtimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit në Shqipëri në vlera mbi 200 milionë $. Përvec problemeve të shumta teknike sistemi shqiptar i teknologjisë ka paraqitur dobësi të mëdha në mbrojtjen e informacionit të shtetasve, qeverisë dhe qytetarëve. Vetëm pak muaj më parë rrodhën informacione private të pagave, të targave të makinave dhe numrat e telefonit, që prekën qindra mijra qytetarë dhe biznese.

Konfindustria i kërkon ekzekutivit, që njëkohesisht me aktin normativ në fjalë, të fillojë edhe rishikimi i plotë i përmirësimit të procesit të fiskalizimit, nisur edhe nga problematikat e sistemeve qeveritare të teknologjisë së informacionit.

Gjergj Buxhuku

Administrator i Përgjithshëm

EMISIONET