Koncesioni 35 vjeçar i aksit Milot- Fier, autostrada me pagesë. Ja ku do të kalojë

Qeveria do të japë me koncesion për 35 vite aksin rrugor pjesë e korridorit blu duke nisur nga Miloti në Fier.

Madje në kontratën që do të firmoset me Ministrine e Infrastrukturës parashikohet edhe shtesë e afatit. Në total janë 86 kilometër që do të ndahen në Milot – Thumanë e më tej Kashar-Pezë-Lekaj dhe në fund vazhdimi drejt Konjatit e duke u mbyllur në Fier

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Tenderi ndërkombëtar do të mbyllet në 30 shtator, kur edhe do të hapen ofertat e dhëna prej pjesëmarrësve

Në Autostradë, në të cilën do të lejohet qarkullimi deri në 130 kilometër në orë, kalimi do të jetë me pagese.

Ndaj dhe kompania fituese do të ketë detyrim dhe ndërtimin e kabinave sistemin e portave të automatizuara për lejimin e hyrje daljeve në Rrugë, sensorët e trafikut dhe elementet e tjera matëse, sistemin elektronik për mbledhjen e Tarifave dhe të monitorimit të trafikut

Më tej shtohet se fatura do të paguget në lekë, euro apo në monedhë tjetër për të cilën do të bëhet dakordësia me shkrim mes palëve

Sa i përket pagesës së koncesionarit parashikohet që në rast se në tetë vitet e para do të ketë rënie të të ardhurave atëherë Autoriteti Kontraktor do të aplikojë garanci trafiku.

Pra duke kompensuar subjektin ndërtues për të ardhurat që kishte parashikuar për çdo vit

Tashmë duket se faturës së lartë të koncesioneve PPP do ti shtohen dhe tre akset e radhës që do të shlyhen për rreth 35 vite.

EMISIONET