Kompleksi i rrallë kulturor islamik në Delvinë i vitit 1682, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri
Në Delvinë ndodhet kompleksi i Xhermëhallës, një monument kulture dhe mjaft i rëndësishëm për besimin islam. i përket vitit 1682 dhe në Shqipëri i është i vetmi i këtij lloji.
Kompleksi i Xhermëhallës ose Xhamia Mbret në Delvinë i përket vitit 1682 dhe është i vetmi i këtij lloji në Shqipëri për nga arkitektura.
Kompleksi nis me Çesmën e Llutroit dhe më tej përmban hamamin, medresenë dhe xhaminë.
Më vonë kompleksit ju shtua dhe një teqe.
Nga arkitektura e kompleksit nuk ka mbetur shumë, pasi koha e ka amortizuar duke lënë vetëm muret anësor. Me kalimin e viteve po ashtu dhe besimtarët mysliman u larguan nga Xhamia Mbret.
Kompleksi islamik ndërhyrjet për mirëmbajtje i ka pasur mjaft minimale, por turistët e parë që po nisin ta gjejnë këtë pasuri arkeologjike i japin shpresë për të mos humbur në pluhurosjen e kohës.