Komisariatet e Tiranës “në provim”, Ora News zbardh analizën e performancës së shefave respektivë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, ka paralajmëruar ndryshime në drejtimin e komisariateve të vendit, ndërkohë që mësohet se puna e këtyre strukturave po kalon në sitë veçanërisht në 100 ditëshin e fundit. Ora News ka siguruar dokumentin e analizës së punës për secilin nga komisariatet e policisë së Tiranës.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, po kalon në skaner punën e 6 komisariateve të policisë në Tiranë, përfshirë këtu dhe Vorën e Kajavën.

Sipas statistikave të mësuara nga vetë strukturat e policisë, Komisariati nr 1 në kryeqytet i cili udhëhiqet nga Oliger Torba ka shifrat më të larta për sa i përket personave të arrestuar për dhunë në familje dhe kapjen e atyre të cilët ishin në kërkim, apo edhe arrestimet për lëndë narkotike dhe armët pa leje.

Në 100 ditë nga ky komisariat janë zhvilluar 5 operacione të ndryshme, janë kapur gjithësej 10 armë pa leje, 32 persona u arrestuan pasi ishin shpallur në kërkim, 17 ranë në pranga për dhunë në familje e ndërsa 13 të tjerë më lëndë narkotike.

Edhe komisariati nr 2 më drejtues të komanduar Ledio Lushkën në bilancin 100 ditor ka arrestuar 11 persona të shpallur në kërkim, ka finalizuar 4 operacione, si dhe ka vënë në pranga 12 persona për dhunë në familje. Gjatë kësaj kohe kjo strukturë ka vënë në pranga 10 persona për lëndë narkotike e ndërsa u kapën 5 armë pa leje.

Edmond Meshini, i cili prej kohësh mban detyrën e shefit të komisariatit nr 3 në kryeqytet e mbylli 100 ditëshin me 1 person të arrestuar, i cili ishte i shpallur në kërkim. Me të njëjtën shifër është edhe numri i armë të kapura. 7 arrestime për dhunë në familje, 2 persona per lëndë narkotike dhe asnjë operacion të finalizuar.

Komisariati nr 4 me drejtues Agim Hoxhën ultimatumin e kryeministrit Edi Rama e mbylli me arrestimin e 6 personave në kërkim, kapjen e 17 autorëve për dhunë në familje, arrestimin e 13 personave për lëndë narkotikë, sekuestrimin e 3 armëve dhe 2 operacione të finalizuara.

Komisariati nr 5, i cili përkon edhe me zonën e Kamzës me drejtues Altin Lilën në total ka zhvilluar 2 operacione, ndërsa me të njëjtën shifër janë edhe armët e kapura si dhe personat në kërkim të arrestuar, ndërkohë që janë vënë në pranga 13 autorë për dhunë në familje.

Shefi i komisariatit nr 6, Alket Shatro, i cili mori detyrën në gusht e mbylli 100 ditëshin me 10 persona të arrestuar, 3 operacione të finalizuara, tri armë të kapura, 5 arrestime për dhunë në familje dhe 14 arrestime për lëndë narkotike. 

Posta policore e Kavajës e mbylli 100 ditëshin me 6 persona të arrestuar për lëndë narkotike, 3 për dhunë në familje dhe 1 të shpallur në kërkim./Ora News/ 

EMISIONET