Kolumbianët e kokainës hynë në Shqipëri pa u regjistruar në TIMS

Përveç Zamir Rodrigues edhe një tjetër shtetas nga Kolumbia është i përfshirë në laboratorin e kokainës në Fier. Emrat nuk figurojnë të regjistruar në pikat kufitare dhe sipas policisë ka dyshime se ata kanë fshehur gjurmët e hyrjes në Shqipëri përmes bashkëpunimit me punonjësit e  doganave.

Krahas hetimeve që po kryhen nga SPAK në lidhje laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, policia po gjurmon mënyrën e hyrjes së dy shtetasve kolumbianë në vendin tonë.

Burimet i thanë Ora News se Zamir Rodriguez dhe bashkëkombasi i tij nuk rezultuan të regjistruar në asnjë pike kufitarë në vendit tonë.

Për policinë mbetet ende e paqartë se si  kane kaluar në Republikën e Shqipërisë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Dyshohet që për të mos u zbuluar ata mund të jenë ndihmuar nga doganier apo punonjës  të kufirit. Për sa i përket bashkëkombësit tjetër të Rodriguez ende policia nuk e ka një informacion të saktë për profilin e tij por e ka të qartë se ai kishte ardhur në Shqipëri për të ndarë plehun organik me kokainën.

Pavarësisht se asnjë prej të arrestuarve nuk kanë pranuar të kenë njohje apo lidhje me këto dy shtetas shpresa për policinë mbetet zbërthimi i bisedave telefonike.

Përveç përgjimeve që janë kryer për 3 muaj, provë kyçe do të jenë edhe materialet që mund të gjenden në celulare.

Plot 24 ton pleh organik artificial, brenda së cilës,- sipas dyshimeve të arsyeshme bazuar në prova- ndodhen rreth 430 kg kokainë ka mbërritur nga Kolumbia në Shqipëri në shtator të 2022. Më 25 nëntor 2022 SPAK përmes një konference deklaroi zbulimin dhe sekuestrimin e ngarkesës në banesën e ish kryetarit të komunës Frakull në Fier Viktor Çervanaku dhe arrestimin e 10 personave ndërsa një shtetas u shpall në kërkim.

Përfshirja e shtetasve kolumbian në tregtinë e kokainës në vendin tonë nuk është rastësi. Edhe në vitin 2015 hetimet me autoritetet e huaja zbuluan një grup kriminal të cilët për përpunimin e kokainës grupi Xibraka kishte kontraktuar dy shtetas kolumbian.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET