Nderohen martirët e Borovës, viktimat e masakrës naziste shpallen Dëshmorë të Atdheut
Më 6 korrik 1943, forcat naziste gjermane që hynë në Shqipëri nga Greqia kryen atë që tashmë njihet si masakra e Borovës në Kolonjë.
Rrafshuan fshatin dhe vranë 107 njerëz.
Civilë të pafajshëm mes të cilëve edhe fëmijë në djep.
"U vra motra e madhe. Kur panë që qëlluan mbi djepin u hodh gjyshja dhe ra mbi të, pastaj gjyshi, xhaxhai dhe pastaj vetë e ëma. Ishin 5 martirë që mbuluan një foshnje."
Në 79-vjetorin e masakrës, viktimat dhe familjet e tyre janë nderuar me statusin e Dëshmorit të Atdheut.
"Morën vlerësimin moral por mbi të gjitha kanë nevojë për vlerësimin dhe dinjitetin shtetëror."
Borova u kthye në simbol i sakrificës së popullit shqiptar në Luftën II Botërore.
Në përkujtim të masakrës u ngrit memorial dhe një muze.
Por ndërsa historia nuk harrohet, banorët dhe vendi kanë mbetur jashtë vemëndjes.
"E kanë lënë në mëshirë të fatit. 30 vjet që nuk është vënë dorë. Muzeumi nuk është bërë për 5 mln lekë të vjetra, as sovatime dhe asgjë. Për 5 korniza. Nuk ka Ministria e Kulturës një fond?
Mes banorëve të Borovës ishte edhe i biri i një prej ushtarëve nazistë që mori pjesë në krime.
I ati ia kishte lënë amanet të kërkojë falje për masakrën.