Kollçaku: BE inkompetente me Ballkanin Perëndimor, negociatat janë vetëm fillimi i punës

Kollçaku: BE inkompetente me Ballkanin Perëndimor, negociatat

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gjeneral dhe deputeti i PS-së, Bardhyl Kollçaku u shpreh se situatë më vendet e Ballkanit është inkompetencë e BE-së.

Ai tha se këto procese janë fillimet e bisedimeve që këto vende të vazhdojnë të përdorin standardet dhe të negociojnë kapitujt rrugës.

Kollçaku: Unë kam një mendim radikal për këtë çështje. Nuk përdor fjalë si është turp, por është inkompetence e BE-së. Bëhet fjalë për 6 vende të Ballkanit Perëndimor që kanë një popullsi nja 20 milionë banorë dhe me një GDP 120 mld dollarë, 1% e gjithë BE-së dhe në zemër të Evropës.

Kjo për mua është një paaftësi totale që nis qysh nga Brexit, refugjatët dhe mosprishjen e qejfit me Rusinë. Këto janë fillimet e bisedimeve që këto vende të vazhdojnë të përdorin standardet dhe të negociojnë kapitujt rrugës. Ky është vetëm fillimi i punës.

EMISIONET