Kola: Lëvizja anti-Basha në PD nuk është e nevojshme, u nis si hakmarrje nga Berisha

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Vehap Kola u shpreh se lëvizja anti-Basha në PD nuk ishte e nevojshme, as e shëndetshme.

Ai theksoi se kjo lëvizje nuk u nis nga një reflektim, por u iniciua nga një akt kundër Berishës, në këtë mënyrë gjykohet si një lëvizje për hakmarrje.

Kola: Lëvizja anti-Basha në PD nuk ishte e nevojshme, as e shëndetshme. Kjo lëvizje nuk u nis nga një reflektim, por u iniciua nga një akt kundër Berishës, në këtë mënyrë gjykohet si një lëvizje për hakmarrje. Prandaj kjo lëvizje mund të paragjykohet se niset nga rebelimi.

Zemërimi në këtë rast nuk mund të jetë motori i veprimit, sidomos në një parti të djathtë konservatore. Kjo lëvizje nuk është e nevojshme dhe e shëndetshme, sepse ato që kërkon të zgjidhë kanë ekzistuar ose janë shkaktuar nga njerëzit e foltores. Bashën e kritikojmë nga fundi.

EMISIONET