Kola: Ftesa e Ramës do të thotë se ai do të jetë kryeministër, opozita do të marrë disa ministri


Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, analisti Vehap Kola u shpreh se disa mbrojtës publikë të Ramës, po mundohen që të mbrojnë Bashën.

Sipas Kolës, ftesa e Ramës thotë se ai është i zoti i shtëpisë dhe ai do të jetë kryeministër dhe opozita do të marrë disa ministri.

Kola: Zgjedhjet u manipuluan me mënyra që i kemi thënë disa herë. Disa mbrojtës publikë të Ramës, po mundohen që të mbrojnë Bashën. Kjo është një strategji PR-i që bëhet nga Rama që gjoja mes tij dhe Bashës ka një pakt të fshehtë për marrëveshje.

Del Baton Haxhiu dhe mbron Lulzim Bashën, nën një dritë acaruese në dritën atyre që nuk janë konform rezultatit të zgjedhjeve. Qershi mbi tortë është ftesa për bashkëqeverisje. Ftesa e Ramës thotë se unë jam i zoti i shtëpisë dhe ai do të jetë kryeministër dhe opozita do të marrë disa ministri.

 

EMISIONET