Kokalari poston foton e Dumës: Kjo është fytyra e vërtetë e imoralit politik në Shqipëri

Kokalari poston foton e Dumës: Kjo është fytyra e

Përmes një postimi në Facebook, Evi Kokalari shkruan se imoraliteti vetjak është i lidhur ngushtë me atë politik dhe nuk duhet anashkaluar tek deputetët.

Sipas saj, demokratët e Bashës helmuan dhe desh vranë në 8 Janar protestuesit për të mbrojtur interesat e tyre financiare.

Po ashtu, Kokalari bën thirrje që të votohen njerëz të ndershëm dhe me integritet, pasi imoraliteti i tyre bëhet problemi i popullit.

Kokalari: Më besoni tashti kur ju them që imoraliteti vetjak është i lidhur ngushtë me atë politik dhe nuk duhet anashkaluar tek deputetët? Nëse këta nuk i janë besnik njerëzve të tyre, vërtet mendoni se do t’ju jenë besnik juve dhe votës tuaj?  JO! Ju helmuan dhe desh ju vranë në 8 Janar për të mbrojtur interesat e tyre financiare.

Herës tjetër konsiderojini këto faktet përpara se ti votoni. Imoraliteti nuk është më çështje private kur vjen tek ata që pretendojnë se mbrojnë interesin tuaj dhe të vendit. Prandaj imoraliteti i Kongresmenëve në Amerikë merret shumë seriozisht, sepse herët a vonë, imoraliteti i tyre bëhet problemi i popullit. Votoni njerëz të ndershëm dhe me integritet. Kjo më poshtë është fytyra e vërtet e imoralit politik në Shqipëri.

 

EMISIONET