Koka: Situata e zjarreve serioze, e pajustifikueshme që avioni i ushtrisë përdoret për interesa të Ramës

I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV Ora, gazetari Bledian Koka, ka komentuar situatën e zjarreve në Shqipëri që prej ditësh kanë ‘pushtuar’ Shqipërinë.

Ai është shprehur se flakët nuk mund të shuhen me lopata e sharra por me flotën e helikopterëve.

Më tej shton se kur zjarri përfshiu Vlorën që ishte dhe vatra e parë e zjarrit Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, nuk ishte në krye të detyrës, teksa shton se papërgjegjshmëria dhe arroganca e shtetit ka arritur deri në neveri.

"Shqipëria është një territor i thepisur por është edhe një territori i vogël, lehtësisht i menaxhueshëm dhe një shtet që e që çdo vit dhe këtu të paktën në 20 vitet e fundit që mbaj mend unë,  me ngrohjen e temperaturave, me rritjen e e papërgjegjshmërisë njerëzore ndezin vend e pa vend zjarre, duke e ditur që ke një problematikë të tillë, ti që e di që ke vënë në dispozicion të  një Kryeministri dhe një avion Charter që ai të udhëtojë qejfi për salltanetet e veta, sigurisht që ti duhet të kishe menduar edhe për një flotë të mirëfilltë për të shur zjarret.

Ne e pamë që si zjarri në Vlorë u ishte dhe vatra e parë, u konsumua për 3-4 ditë dhe në vend që Haki Çako të ishte në krye të detyrës, për të menaxhuar situatën, në fakt ishte në dasmë dhe refuzoi ti hapte derën dhe KLSH, sepse këtu papërgjegjshmëria dhe arroganca e shtetit ka arritur deri në neveri. Ne jemi këtu në këtë pikë për shkak se del Haki Çako dhe thotë merrni sharra  e lopota për të fikur zjarrin ndërkohë që zjarre të kësaj natyre nuk menaxhohen në këtë mënyrë, menaxhohen me flotën e helikopterëve."

Më tej Koka thekson se është e paprecedent fakti që Kryeministri i Shqipërisë transmetohet me helikopterin e ushtrisë, ndërkohë që zjarri kishte shpërthyer në vend, dhe helikopteri duhet të ishte në krye të detyrës.

"Helikopterët ne i kemi siguruar në nisje të këtij viti , plot 2 milionë euro, por e vërteta është se sot shohim vetëm gazetarë të televizioneve pranë qeverisë , që bëjnë xhiro për të treguar që shteti është në punë.

Sot përveç videot propaganduese të Edi Ramës, Niko Peleshit dhe Çakos, ne nuk e dimë se me çfarë masash po përballohen flakët në vendin tonë. Nuk e dimë sa helikopterë fluturojnë çdo ditë, ku fluturojnë , a janë pajisur për ta bërë këtë punë. E vetmja gjë që ne e dimë për të sigurt , për të cilën qeveria nuk ka reaguar që për mua është vepër penale, është ajo që transmetoi ‘Syri.net para dy ditësh, që në momentin kur  në Gjirokastër shpërtheu zjarri dhe i mori jetën edhe një qytetari, në atë moment helikopteri ushtarak që duhet të ishte në krye të detyrës për të menaxhuar situatën dhe për të mos lejuar të mos bënte namin, ishte duke marrë Kryeministrin e Shqipërisë, që pasi kishte drekuar një natë më parë Tiranë do kthej në Tiranë për çështje të tij.

Situata e zjarreve është serioze por nuk mund ta pranojë që në një shtet funksional, avioni i ushtrisë në vend që të jetë  në dispozicion për të hedhur ujë aty ku ka zjarre përdoret për interesa të Kryeministrit Rama. Nuk është bërë asnjë reagim në lidhje me ngjarjen dhe institucionet e drejtësisë nuk kanë nisur asnjë hetim se a është kryer vepër penale. Kjo është tregues e kush po e menaxhon situatën në Shqipëri."

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Anila Kolgjini. 

EMISIONET