Koja: Të mos njollosen mjekët e ndershëm, Opozita dikur instalonte pajisje përgjimi në QSUT

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, mjeku Gjergji Koja u shpreh se mund të ketë kategori të shoqërisë që kanë tendenca ndaj mjekëve.

Sipas tij, shumica e mjekëve në vendin tonë janë të ndershëm dhe bëjnë një profesion të vështirë duke përballuar edhe pandeminë.  

Koja: Mund të ketë kategori të shoqërisë që kanë tendenca ndaj mjekëve. Prandaj them që ta lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. E shoh këtë ngjarje të rëndë, prapë e shoh si aksidentale, sepse nuk mund të njolloset armata e bluzave të bardha që janë të aftë dhe të ndershëm.

Nuk mund të goditet mjeku është e dënueshme, aq sa korrupsioni dhe padyshim që shteti duhet ta mbrojë mjekun. Ishin këta mjekë që përballuar këtë flamë të madhe, ashtu sikur kanë përballuar shumë gjëra përgjatë këtyre viteve. Krimi më i madh është futja e hundës së politikës në këtë ngjarje. Mbaj mend në vitet 2005-2013 kanë instaluar qendër përgjimi në QSUT.

EMISIONET