Koja: Janë disa mjekë me listëpagese për shërbimet, nuk e meritojnë bluzën e bardhë, janë pazarxhinj

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, mjeku Gjergji Koja u shpreh se në lidhje me rastin e arrestimit të mjekut tek Trauma duhet pritur vendimi i gjykatës.

Sipas tij, ka raste që janë në pakicë të cilët vendosin lista lidhur me shërbimet e tyre në spitalet publike, duke shtuar se ata nuk e meritojnë bluzën e bardhë.

Koja: Mjeku në fjalë ka pësuar një aksident cerebral dhe i uroj shërim të shpejtë. Refleksioni i parë që më vjen ndër mend në këtë situatë, shumë kanë marrë atributet e gjykatave. Ky është një proces që po ndiqet nga drejtësia. Të gjithëve do tu lutesha që të presim vendimi nga drejtësia.

Së dyti, ka pasur edhe rastet të tjera, që edhe pse janë në pakicë, ka mjekë që janë pazarxhinj që nuk e meritojnë bluzën e bardhë. Këta janë në minorancë dhe që vendosin lista se sa bëjnë shërbimet. Ka edhe disa të tjerë që thonë sa të lindë në zemër ty.

EMISIONET