Koduzi: Mjekët po të kishin rroga të larta, nuk do t’i shihnin nga duart pacientët për ryshfet

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, eksperti i shëndetësisë Gazmend Koduzi u shpreh se ryshfetet janë më të dukshme në mjekësi sepse ai ka kontakt direkt me pacientin.

Ai tha se mjeku mban peshën e gjithë problematikës së shëndetësisë mbi shpinë dhe nëse do të paguheshin më mirë nuk do t’i shihnin pacientët nga duart.

Koduzi: Pse është e dukshme kur merret një bakshish apo ryshfet nga një mjek. Se kur bëhet në një tender me miliona euro, qytetari thotë se merren nga taksat dhe unë s’kam paguar taksa dhen s’ka gjë, por me mjekun të gjithë problematikat që ka mjekësia i mban mbi shpinë mjeku sepse ai ka kontakt me pacientin.

Aty përplasen të gjitha problematikat e këtij sistemi. Fillojnë qysh nga paga e ulët, që i shtynë drejt diçkaje. Kjo do të thotë se të ardhurat te pakta e shtyjnë mjekut. Kjo ndodh edhe në shkolla që kërkojnë para apo kurse private. Nëse i jep një rrogë të mirë, mjeku nuk të shihet nga duart. Më thoni një rast që një mjek është akuzuar për mitmarrje në sistemin privat. Kjo sepse atje ai është shumë i mirëtrajtuar.

EMISIONET