Koçi: Qeveria e parë shqiptare ishte në krizë politike dhe ekonomike, aty lind organizimi i gjithçkaje

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Kombëtar u shpreh se Pavarësia është një mesazh i maturisë dhe sjelljes qeveritare se si duhet të jenë shqiptarët.

Ai tha se kishte një krizë të madhe politike, shoqërore dhe ekonomike aso kohe dhe Ismail Qemali duhet të jepte përgjigje pyetjeve nga më të shumtat

Koçi: Është një mesazh i maturisë dhe sjelljes qeveritare se si duhet të jenë shqiptarët. Nuk mund të harrojmë një nga përshkrimet e një diplomati që shkon në qeverinë e Ismail Qemalit dhe e gjen duke punuar dhe me një divan të vogël ku ulej.

Kishte një krizë të madhe politike, shoqërore dhe ekonomike aso kohe dhe ky njeri duhet të jepte përgjigje pyetjeve nga më të shumtat. Sapo ka lindur një shtet duke filluar nga organizimi i gjithçkaje. Debate ishin shumë të kulturuara. Ai kuvendi i Vlorës duhet rikujtuar.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET