Koçi: Pavarësia e Shqipërisë edhe kombinacion i Fuqive të Mëdha, nuk donin sllavë në Adriatik

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Kombëtar u shpreh se Pavarësia e Shqipërisë sa është një kombinacion strategjik i fuqive të mëdha dhe vetë shqiptarëve.  

Ai tha se fuqitë e mëdha si Austro-Hungaria dhe Italia, nuk donin që të kishin popullsi sllave në brigjet e Adriatikut.

Koçi: Pavarësia e Shqipërisë sa është një kombinacion strategjik i fuqive të mëdha si Austro-Hungaria dhe Italia, për të mos pasur sllavët në Adriatik, ishte edhe një dëshirë e brendshëm e shqiptarëve për të realizuar këtë gjë. Shumë osmanë kur ra perandoria aso kohe, morën qerret dhe ikën në vendin e tyre.

Shkodra ishte shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe perandorinë Austro-Hungareze. U sakrifikua Prizreni, Gjakova, Dibra e Madhe dhe një pjesë e shqiptarëve në tavolinë.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET