Koçi: Kongresi i Manastirit në 1908 ishte prova e gjeneralë e pavarësisë së Shqipërisë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Kombëtar u shpreh se në vitin 1908 deri në 1912 ishin shtypur rreth 15 mijë abetare

Ai tha se Ishte kjo gjë që solli kongresin e Manastirit në 1908 që ishte prova e gjeneralë e pavarësisë së vendit.

Koçi: Në vitin 1908 deri në 1912 ishin shtypur rreth 15 mijë abetare dhe ishin shpërndarë. Njerëzit kishin mundësi që të lexonin shqip dhe të formulonin shqip dhe të kuptonin solidaritetin etnik me qytetet e ndryshme.

Ishte kjo gjë që solli kongresin e Manastirit në 1908 që ishte prova e gjeneralë e pavarësisë së vendit. Ky kongres tregoi se vendi ynë përkiste në Evropë si gjeografikisht ashtu kulturalisht, pasi zgjodhi alfabetin latin.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET