Koçi: Ismail Qemali dhe elita shqiptare kuptuan se nuk duhet të rreshtoheshin me osmanët

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Kombëtar u shpreh se Ismail Qemali dhe gjithë elita shqiptare e asaj kohe arriti të kuptonte se çështja shqiptare kërkonte zgjidhje.

Ai tha se vetë kryengritja kombëtare  kishte dhënë prova se mund të bënte shantazh osmanëve për pavarësinë.

Koçi: Ismali Qemali dhe gjithë elita shqiptare e asaj kohe arriti të kuptonte, përmes prognozave diplomatike të asaj kohe që çështje lindore që kishin filluar qysh në vitin 1332 në Ballkan kishte ardhur drejt zgjidhjes.

Në këtë ekuacion të madh shoqëror ku do të ishin shqiptarët? Do të ishin njëlloj si osmanët, pra një mbetje e tyre që do të largoheshin nga Ballkani, pasi në shumë toka kishte ndodhur spastrim etnik. Vetë kryengritja kombëtare kishte dhënë prova se mund të bënte shantazh osmanëve për pavarësinë.

EMISIONET