Koçi: Gjendja e shqiptarëve shumë e mirë në Ballkan, vetëm në Serbi duhet përmirësim

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Kombëtar u shpreh se gjendja e shqiptarëve sot në Ballkan patjetër është shumë më e mirë, sidomos kur kemi dy shtete.

Ai tha se do të ishte mirë që të kishte edhe përmirësim në Serbi, ku theksoi se në Preshevë në regjistrimin e fundit doli një numër që duhet të rishikohet për të drejtat e shqiptarëve aty.

Koçi: Gjendja e shqiptarëve sot në Ballkan patjetër është shumë më e mirë, sidomos kur kemi dy shtete. Po ashtu kemi edhe pjesëmarrje të madhe në republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa kemi edhe në Malin e Zi, ndërsa do të ishte mirë që të kishte edhe përmirësim në Serbi.

Në Preshevë në regjistrimin e fundit doli një numër që duhet të rishikohet për të drejtat e shqiptarëve aty. Kjo ka krijuar elita shqiptare që janë faktor dhe janë formësuar në 3 vende.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET