Koçi: Familja Vlora ishte një ndër familjet më të fuqishme në Shqipërinë e jugut

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Kombëtar u shpreh se Familja Vlora ishte një ndër familjet më të fuqishme në Shqipërinë e jugut.

Ai tha se Qemali ishte i pari student mysliman që shkollohej në gjimnazin e Janinës, aty janë shkolluar Naim dhe Sami Frashëri.

Koçi: Familja Vlora ishte një ndër familjet më të fuqishme në Shqipërinë e jugut e cila kishte marrë pjesë në spirale të shtetit osman dhe me rrënjë të forta në Vlorë, ku rekrutonte pjesën më të madhe të njerëzve ku shkonte për administratën e sulltanit.

Duke qenë një familje në qytet port kishin kontakte me konsujt e huaja dhe fëmijët ishin të shkolluar. Qemali ishte i pari student mysliman që shkollohej në gjimnazin e Janinës. Aty janë shkolluar Naim dhe Sami Frashëri. Familja e tij kishte luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e jugut dhe Shqipërisë në përgjithësi.

EMISIONET