Abuzime me tenderat, KLSH kallëzon në SPAK 5 funksionarë të Ministrisë së Brendshme

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion, një kallëzim penal ndaj 5 funksionarëve të Ministrisë së Brendshme. KLSH i akuzon se kanë abuzuar me tenderat për rikontruksion dhe ndërtimin e disa godinave, duke cënuar barazinë dhe duke rritur kostot në mënyrë të paargumentuar.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK 5 funksionarë të Ministrisë së Brendshme.

Nga procesi i auditimit të ushtruar nga KLSH është konstatuar se janë kryer shkelje në procedurat e prokurimit publik.

Ata akuzohen se kanë cënuar barazia e pjesëmarrësve në tendera si dhe kanë rritur në mënyrë të paargumentuar vlerën e kostove të ndërtimit.

Bëhet fjalë për studim, projektimin e disa objekteve të Policisë së Shtetit, ku përfshihen Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, Komisariati i Policisë Pogradec dhe Komisariati i Policisë Mirditë.

KLSH ushtroi auditim financiar dhe përputhshmërie në Ministrinë e Brendshme, duke i kushtuar vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me aktivitetin ekonomiko-financiar të saj për vitet 2018, 2019 dhe 2020.

Tenderat janë kthyer në një nga çështjet më shqetësuese për buxhetin e shtetit duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Në shumë raporte theksohet se në procedurat e ndjekura nga institucionet, ka skualifikime të ofertave më të ulëta, kompani të favorizuara apo edhe vendosje të kritereve të tepërta duke sjellë pabarazi në garë.

Kjo gjë është konstatuar edhe nga auditi i Ministrisë së Financave e çeli gjeti një dëm prej më shumë se 500 milionë lekësh në tendera, vetëm gjatë vitit 2020.

EMISIONET