Klevis Hysa emërohet drejtor i Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Punësimit

Klevis Hysa emërohet drejtor i Përgjithshëm të

Këshilli i Ministrave ka emëruar emëron Klevis Hysën drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe të Aftësive.

Hysa zevëndëson Elira Demirajn, e cila është liruar nga kjo detyrë. Ky vendim është marrë ditën e sotme në Këshillin e Ministrave.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive për zbatimin e këtij vendimi.

V E N D I M

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 11/1, të vendimit nr.554, datë 31.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, mënyrën e organizimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

1. Znj. Elira Demiraj lirohet nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

2. Z. Klevis Hysa emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Klevis Hysa emërohet drejtor i Përgjithshëm të

EMISIONET