"Kjo është detyra që duhet të bëjë një Vëlla i Madh", Nikolla tregon se çfarë i tha Erdogan në kohën e tërmetit

Presidenti turk Erdogan dhe kryeministri Rama ndodhen në Laç ku përuruan 522 ndërtesat e reja dhe 37 njësitë e shërbimit të rindërtuara pas tërmetit të nëntorit 2019.

Presidenti Erdogan shoqërohej nga delegacioni i tij i përbërë nga  6 ministra.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, në ceremoninë e përurimit të banesave u shpreh se Presidenti Erdogan u përgjigj shkurt the thjesht në kohën e tërmetit: "Kjo është detyra që duhet të bëjë një Vëlla i Madh."

Nikolla: Sot Presidenti është këtu për të parë nga afër punën e kryer dhe për t'ju uruar të gjithëve ju hyrjen në shtëpitë e reja. Mirënjohje zoti President, faleminderit nga zemra që ishit të ditët më të vështira me ne dhe jeni sot në ditën më të rëndësishme. I nderuar President sollët në Laç këtë ndihmë të vyer që do të jetë shtëpia e 522 familjeve, pro dua të nënvizoj një fakt tjetër. Ju sollët në Kurbin dhe në Shqipëri një model pune e përkushtimi. Punë ditë e natë për përfundimin e këtij blloku banimi të cilin do ta ketë zili dh Tirana. Sot e shihni që u ringritëm më të fortë, më bukur, u ringritëm me një lagje plot ngjyra dhe siguri.

Nikolla e përfundoi fjalën e saj duke falenderuar edhe kryeministrin Rama për të cilin tha se nuk e ndali punën që shtëpitë të përfundonin sa më parë.

 

EMISIONET