SHIKONI VIDEON/ Përmbyset kamioni, i gjithë gruri derdhet në autostradën Tiranë-Durrës

Një kamion me grurë që po udhëtonte nga Durrësi drejt Tiranës ka rrëshqitur dhe është përmbysur duke derdhur në rrugë të gjithë grurin.

Shkak për rrëshqitjen mendohet të jetë vaji i derdhur në autostradë nga mjete të tjera.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ai është përmbysur pikërisht pranë mbikalimit të Rinasit ccka ka bërë që kjo zonë e aksit rrugor të mbushej me grurë e mbi të gjitha të bllokojë qarkullimin.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa njëra anë e rrugës është bllokuar duke krijuar trafik të rënduar.

Në portin e Durrësit këtë të mërkurë u ankorua anija e parë e mbërritur nga Ukraina me 6 mijë tonë grurë duke siguaruar shmangien e një tjetër krize në Shqipëri.

EMISIONET